INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia i pret rrugën 3 trafikantëve, që do çonin në vendet e BE 27 klandestinë

Policia i pret rrugën 3 trafikantëve, që do çonin në vendet e BE 27 klandestinë

Publikuar më: 10:07 28-09-2016

Tre persona, dy nga rrethi i Pogradecit dhe një nga Elbasani përmes parave nga 1200 euro dhe 600 euro u kishin premtuar disa emigrantëve klandestinë që do ti kalonin nëpër vendet e BE. Shtetasit e huaj ishin siriane, irakene dhe sudaneze të cilët vinin nga Greqia nga një kamp i qytetit të Selanikut dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare. Policia ka mundur ti arrestojë trafikantët në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Të arrestuarit janë Leonard Jaçellari 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Vasil Kuburja 47 vjeç banues në Elbasan dhe Arsen Çekiçi 44 vjeç banues në fshatin Buçimas.
 
Ndërsa pas përfundimit të veprimeve proceduriale si edhe intervistimit të tyre, 27 klandestinët midis tyre 12 fëmijë janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në Babrru.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119