INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Tiranës kontrolle blic gjatë natës, arrestohen 10 persona, pezullohen 24 leje drejtimi

Policia e Tiranës kontrolle blic gjatë natës, arrestohen 10 persona, pezullohen 24 leje drejtimi

Publikuar më: 09:14 25-03-2018

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar aksionin në ndërgjegjësimit të qytetarëve në zbatimin e Kodit të Qarkullimit Rrugor.

Mbrëmjen e djeshme si pasojë e kontrolleve gjatë natës në Tiranë, ku janë pezulluar 24 leje drejtimi si dhe janë arrestuar 10 persona.

Ndërsa sqaron se tek Ura e Tabakeve u arrestua shtetasi G.F, 37 vjeç pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masen 0.57 mg/ dhe 0.60 mg/l.

Prej ores 23.00 të datës 24.03.2018 deri në orën 05.00 të datës 25.03.2018 u arrestuan në flagrancë:

4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur si dhe një drejtuese mjeti pa Leje Drejtimi.

Janë tërhequr 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.22 mg/l deri ne 0.44 mg/l.

Janë kryer qindra alkool/teste ku vlen të theksohet se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Një numër i konsiderueshëm kanë rezultuar nga 0.06 mg/l deri në masën 0.14 mg/l.

Janë tërhequr 14 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 163 km/h.

Janë shoqëruar në pikë bllokimi 7 mjete për mos shlyerje të masave adminitrtative që varionin nga 6 deri në 9 masa.

Janë dërguar ne OASH po gjatë këtyre orëve 11 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Si dhe 4 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit.

Tek ish Blloku, drejtuesi i mjetit shtetasi D.N , 37 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën: 0.63 mg/l dhe 0.90.mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.

Tek Selvia, shtetasi E.K,34 vjeë drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l dhe 0.90 mg/l, ku u arrestua në flagrancë.

Ne unazën e Re shtetasi G.S, 30 vjec drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.53 mg/l dhe 0.54 mg/l.

Në Bulevardin e Kasharit shtetasja B.Z 25 vjeçe drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi e cila u arrestua në flagrancë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik në rastet kur drejtuesit e automjeteve konsumojne alkool apo nuk disponojnë Leje Drejtimi.

dfty_35.jpg

xfgbe.jpg

xfg_w.jpg

drtgh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314