INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Kosovës godet krimin në zonat me popullsi serbe e boshnjake, Mozzik ka disa fjalë për ta: ''Luana...''

Policia e Kosovës godet krimin në zonat me popullsi serbe e boshnjake, Mozzik ka disa fjalë për ta: ''Luana...''

Publikuar më: 17:40 28-05-2019

Sot, Forcat Speciale të Kosovës kanë zhvilluar një aksion policor në veriun e vendit, duke kryer arrestime të personave të dyshuar për veprimtari kriminale dhe korrupsion. Të arrestuarit janë më së tepërmi serbë dhe boshnjakë.

Në këtë aksion, forcat speciale të Kosovës kanë hasur në rezistencë nga ana e serbëve. Pikërisht këta të fundit kanë vendosur barrikada dhe makina nëpër rrugë, me qëllim që të mos lejojnë policinë që të bëjë punën që i takon.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe reperi Mozzik, i cili në një foto të shpërndarë në “InstaStory-n” e tij ka inkurajuar Policinë e Kosovës dhe veprimet e saj:

“Krenar me juve Luanat e Kosovës! Zoti i’u dhashtë t’mira!” – ishte reagimi i tij dhe më tej një foto e shpërndarë e një furgoni policor me flamurin kosovar.

WhatsApp_Image_2019-05-28_at_16.30.59.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258