INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia bën bilancin e protestës, incidente dhe të lënduar

Policia bën bilancin e protestës, incidente dhe të lënduar

Publikuar më: 17:42 16-03-2019

Policia e Shtetit pas mbylljes së protestës së opozitës ka bërë dhe bilancin e saj.

Njoftohet se 3 efektivë policie, të cilët ndodhet nën kujdes mjekësor. “Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, tuhet në deklaratën e policisë.
Të lënduar janë edhe disa protestues por policia nuk jep numër të saktë të tyre. “Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme. Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor”, thuhet në njoftimin, ndërsa e gjithë protesta para Parlamentit cilësohet jo e ligjshme. “Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë”, vijon deklarata.

Article Logic
Execution time: 0.014182806015015