INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Policia arreston simpatizantë të PD''/ Përgjigjet Lleshaj: Arrestohen qytetarët që...

''Policia arreston simpatizantë të PD''/ Përgjigjet Lleshaj: Arrestohen qytetarët që...

Publikuar më: 12:32 12-07-2019

Ditën e djeshme përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso paralajmëroi nga Shkodra se do të ngrihet një padi ndaj policisë dhe Ministrisë së Brendshme për arrestim të paligjshëm të simpatizantëve demokratë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili thotë se policia arreston vetëm qytetarë që shkelin ligjin.

‘’Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të partive politike. Policia e Shtetit arreston qytetarë që shkelin ligjin’’, shprehet Lleshaj.

Lleshaj tha se nuk ka dijeni të jenë të konsideruar të paligjshme arrestimet nga policia, konkretisht nga Apeli i Shkodrës që lehtësoi masat e sigurisë për të arrestuarit për sulmin në KZAZ numër 3.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369