INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia aksion në Durrës dhe Himarë për lirimin e plazhit publik

Policia aksion në Durrës dhe Himarë për lirimin e plazhit publik

Publikuar më: 10:35 15-08-2019

Policia po vijon aksionin për lirimin e plazheve publike në Shqipëri. Si rezultat i operacionit policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Ndërsa në plazhin e Durrësit janë liruar rreth 1000 m2 plazh.

Pronarët e subjekteve të proceduar janë shtetasit me iniciale D.D. e SH.P., për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“. 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559