INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Policët vota për PS”, për këtë deklaratë LSI çon Ramën para drejtësisë

“Policët vota për PS”, për këtë deklaratë LSI çon Ramën para drejtësisë

Publikuar më: 12:17 20-06-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka lënë vetëm në kuadër fjalësh ftesën që Rama i bëri policisë për të mbrojtur votat dhe votuar PS. Sot ata kanë vendosur të ndjekin dhe rrugën ligjore. Duke e paditur Kryeministrit Edi Rama në Prokurori. Sipas LSI padia vjen, pasi kryeministri shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS.

Në nisje të deklaratës thuhet:

“Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marre vota për PS. Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet”.
Sipas LSI, Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore, nga shkeljet e Kushtetutës dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, pas marrëveshjes me Bashën.

Ja akuzat e tjera ku LSI mbështet padinë:

1. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor
2. Thirrjet e Ramës tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale

LSI apelon mbi nevojën e hetimit objektiv duke sqaruar se çmojnë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë çështje dhe kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Për LSI në këto deklarata tregohet qartë se Rama nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore.

“Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike. Nisur nga deklarata e papërgjegjshe e Kryeministrit, vlerësohet se nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit”, mbyll LSI deklaratën.

Article Logic
Execution time: 0.0029900074005127