INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po vrisni mendjen nëse ka kryer apo jo operacione plastike Valbona Selimllari? Mos e lodhni veten! Ja si qëndron e vërteta[FOTO]

Po vrisni mendjen nëse ka kryer apo jo operacione plastike Valbona Selimllari? Mos e lodhni veten! Ja si qëndron e vërteta[FOTO]

Publikuar më: 08:20 01-05-2018

Ka tre fëmijë, është 45-vjeçare dhe ka shkëlqyer me bukurinë e saj duke u kurorëzuar me disa tituj si një ish-miss.

Edhe pse vitet kalojnë Valbona Selimllari vazhdonë akoma të ruajë me fanatizëm freskinë dhe ëmbëlsinë që e ka karakterizuar pothuajse në çdo dalje të saj në publik.

“A ka kryer operacione plastike Valbona?”, do të pyesni ju me të drejtë.

Mbrëmjen e djeshme ish-missi ka qenë e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” dhe gjatë emisionit, fëmijët e kanë vënë atë përballë pyetjeve të ndryshme dhe njëra prej tyre ishte se si ajo arrinte të kishte dhëmbë aq të bardhë dhe të bukur.

Valbona nuk ka ngurruar dhe e ka treguar në sytë e publikut të gjerë sekretin e saj “çudibërës”.

“Unë kam ndërhyrë tek dhëmbët e mi. I kam bërë, por jam munduar që të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinal. Gjithashtu e rëndësishme është që edhe t’i mirëmbash dhëmbët që të jenë të bukur”- u shpreh ish-missi.

aaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145