INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po të lindte edhe një herë, Tolgahan sërish do martohej me Almeda Abazin!

Po të lindte edhe një herë, Tolgahan sërish do martohej me Almeda Abazin!

Publikuar më: 12:30 20-04-2020

Prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman prej vitesh janë bashkë, të martuar dhe me një familje të bukur me djalin e tyre, Efehan. Çifti janë ndër më të pëlqyerit nga publiku dhe përherë në vëmendje të paparacëve dhe gazetarëve. Tolgahan ka treguar se nuk ngurron aspak t’ja shprehë dashurinë në publik Almedës.

ktori së fundmi iu përgjigj pyetjeve të fansave në Instagram dhe pyetjet për Almedën ishin të shumta. Tolgahan u shpreh se po të vinte edhe njëherë në këtë botë, do ishte martuar sërish me Almedën.

Kur u pyet se kë do më shumë, Almedën apo Efehanin, Tolga nuk i ndau aspak dy dashuritë e tij të mëdha dhe u përgjigj: “Të dy, për mua janë njëri si ajri dhe tjetri si uji”.

Aktori u pyet edhe se çfarë nuk pëlqen tek Almeda dhe ai u përgjigj se ajo është e çmendur pas pastërtisë.

Tolga u shpreh gjithashtu se dëshiron që ai dhe Almeda të sjellin në jetë fëmijë të tjerë, sigurisht kur të jetë koha e duhur.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873