INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po planifikoni pushimet? Ja 10 gjërat që nuk duhet t’i harroni

Po planifikoni pushimet? Ja 10 gjërat që nuk duhet t’i harroni

Publikuar më: 11:37 28-05-2018
Sezoni i pushimeve verore po afron dhe të gjithë po bëjnë planifikimet e tyre se ku do t’i kalojnë ato, në Shqipëri apo përtej kufijve. Kjo sigurisht varet nga buxheti i çdo familjeje. Por krahas kësaj janë disa gjëra që nuk duhet kurrë ti harroni? Kur jeni në prag të largimit tuaj, një ditë përpara se të largoheni për ato pushime të gjata që keni ëndërruar për muaj të tërë, është shumë e rëndësishme të kontrolloni gjithçka që do t’ju nevojitet në mënyrë që pushimet tuaja të jenë sa më të qeta e komode. Më poshtë do të gjeni ato  gjëra që duhet t’u hiqni vizën në listën tuaj përpara se të niseni me pushime.
 
1.Interesohuni nëse mund ta përdorni kartën tuaj të kreditit në vendin ku do të shkoni
 
2.Bëni një ofertë telefonie në mënyrë që të mos gjendeni në vështirësi
 
3.Konfirmoni të gjitha rezervimet
 
4.Kryejini në avancë pagesat dhe detyrimet që keni në mënyrë që edhe nëse ju zgjatet udhëtimi të mos iu shfaqen probleme.
 
5.Kontrolloni motin për ditët që nuk do të jeni, jo vetëm në vendin drejt të cilit po udhëtoni, por edhe në vendin tuaj në mënyrë që të dini se çfarë rrobash të merrni me vete dhe nëse mund të lini një dritare hapur në shtëpinë tuaj
 
6.Pastroni shtëpinë tuaj nga ushqimet, përpiquni të mos lini ushqime që mund të prishen. Nëse nuk mund t’i konsumoni ato, jepjani dikujt, i cili është në nevojë
 
7.Pastroni portofolin tuaj, hiqni nga aty gjithçka që nuk do t’ju duhet gjatë kohës që do të jeni në udhëtim
 
8.Vendosni një shenjë në kutinë tuaj postare ose derë e cila tregon se nuk ndodheni në shtëpi për një periudhë kohore
 
9. Kujtojini fqinjit tuaj që po largoheni dhe të tregohet i vëmendshëm ndaj banesës suaj 
 
10.Nëse keni kafshë shtëpiake dhe nuk i merrni me vete, lejini tek të afërmit apo fqinjët e gjithashtu mos harroni dikë që të kujdeset për lulet tuaja
 
Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936