INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po me Andin?! E pyesin kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit, Melisa habit me përgjigjen e saj!

Po me Andin?! E pyesin kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit, Melisa habit me përgjigjen e saj!

Publikuar më: 21:37 07-03-2021

Edhe pas daljes nga Për’puthen, Melisa vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar në media dhe në rrjet. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale.

Në rubrikën “60 sekonda”, Melisa është pyetur rreth Andit. “A ke pasur marrëdhënie intime me Andin?”, i tha gazetari. Ish-konkurrentja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë prerë “Jo”.

Kujtojmë se ajo dhe Andi përfliten për një lidhje dashurie, mirëpo dyshja e kanë mohuar. Megjithatë, ata janë kapur shpesh mat.

Ndërkohë gjatë intervistës, Melisa u pyet gjithashtu se kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit.

Fillimisht ajo filloi të këndojë, ndërsa duke u përpjekur ta anashkalojë pyetjen, u përgjigj “s’e mbaj mend”.

Ndoshta ka goxha kohë dhe se mban mend.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881