INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kaloni ditë të stresuara dhe të vështira? Ju duhet të bëni me patjetër këto gjëra që të ngrini humorin

Po kaloni ditë të stresuara dhe të vështira? Ju duhet të bëni me patjetër këto gjëra që të ngrini humorin

Publikuar më: 12:45 08-08-2018

Të gjithëve na ndodh që të kalojmë ditë super të stresuara, gjë që ndikohet nga shumë faktorë të jashtëm. Por ndodh që ndihesh i stresuar edhe nuk di pse. Njerëzit i kanë pranuar këto ditë dhe i konsiderojnë si pjesë të jetës. Por si t’i kalojmë këto ditë të stresuara dhe të vështira?

IN Life ju sugjerojn pikërisht këto 10 gjëra që ju duhet të bëni për të ngritur humorin dhe moralin tuaj.


1. Telefonojini ose shkruajini një miku
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni kur të keni një ditë të vështirë është të flisni me dikë që do t’ju dëgjojë dhe do t’ju frymëzojë dhe inkurajojë gjithashtu.


2.Uluni dhe shkruani se çfarë po ndjeni
Edhe nëse nuk e konsideroni veten një shkrimtar të mirë, mund të jetë e dobishme të shkruani se çfarë po ndjeni pasi më vonë do të ndiheni më mirë dhe më të çliruar.


3.Hani diçka të shëndetshme
E di, kur jeni të stresuar as nuk ju shkon në mendje që të hani diçka, por duke bërë përpjekje për të ngrënë ushqime të shëndetshme dhe për të pirë shumë ujë, do të ndihmonte shumë për gjendjen mendore dhe fizike.


4.Qëndroni afër kafshëve
Afër një qeni apo një mace, varet se çfarë ju preferoni, por studimet kanë treguar se prania e kafshëve ju kthen buzëqeshjen.


5.Shko jashtë në natyrë për një ecje apo shëtitje
Është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur stresin, pasi natyra ka ndikim të drejtpërdrejtë në humorin tuaj.


6.Largo mendimet negative
Një ndër gabimet që ne bëjmë shpesh është që e ngarkojmë veten akoma më shumë duke menduar gjëra negative që na bëjnë që të stresohemi akoma më shumë. Heqja e mendimeve negative (ose të paktën t'i sfidosh ato me ato pozitive) mund të ulë stresin që po përjeton.


7.Shiko një vepër arti apo diçka të bukur
Dil nga rrjetet sociale dhe përqëndrohu në një pikturë të bukur që mund të kesh në shtëpi, ose ndoshta kontrollo në Internet për një vepër arti që ju frymëzon. Gjithmonë ja vlen të shohësh gjëra të bukura dhe të veçanta.


8.Bëj gati një playlistë muzikore me këngë frymëzuese
Ato këngë që kur ju i dëgjoni ju bën që të ndiheni mirë.


9.Komplimento veten
Kur jeni të stresuar, vetëbesimi dhe të duash veten është thelbësore. Një kompliment i vogël mund të ndikojë shumë dhe nuk ka asnjë arsye pse ju nuk mund t'i jepni vetes një stimul të vogël për të ngritur humorin.


10.Konsiderojeni veten se jeni me fat
Është e vështirë që të mendoni këtë në ditë të vështira dhe të stresuara, por thjesht mendoni se ndërkohë që po lexoni këtë, ju keni sy për të parë, duart për të klikuar dhe një lidhje interneti , vetëm për të mos përmendur disa gjëra të tjera. Sa më shumë mirënjohës të jeni, aq më pak të stresuar do të ndiheni.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553