INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju jeni të shkurtër apo të gjatë?! Shqetësuese çfarë thotë studimi më i fundit për gjatësinë tek MESHKUJT

Po ju jeni të shkurtër apo të gjatë?! Shqetësuese çfarë thotë studimi më i fundit për gjatësinë tek MESHKUJT

Publikuar më: 18:02 31-01-2019

Studiuesit e Qendrës për Kontrollin e sëmundjeve në Atlanta kanë pyetur 600 burra të moshës 18-50 vjeç mbi perceptimin e gjinisë mashkullore, imazhin dhe sjelljen në lidhje me trafikimin e drogës, dhunës dhe krimit.

Studiuesit kanë zbuluar se meshkujt që e ndjejnë veten më pak mashkull dhe nuk kanë vetbesim, janë të prirur të kryejnë më shumë vepra të dhunshme apo kriminale.

Disa vite më parë në universitetin e Oksfordit është bërë studimi: “Sindromi i njeriut të shkurtër” dhe shkencëtarët zbuluan se gjatësia është shumë e rëndësishme tek meshkujt. Personat e shkurtër kanë ndjenja të forta të cenueshmërisë dhe kanë nivel më të lartë të paranojës. Thuhet se ata janë më agresivë dhe të dhunshëm sesa meshkujt me një gjatësi mesatare.

Gjatësia tek meshkujt është bërë një temë mjaft e diskutueshme, ku shumë prej tyre shprehen se është shqetësuese. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396