INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po investigonte trafikun e armëve, dënohet me 18 muaj burg gazetari

Po investigonte trafikun e armëve, dënohet me 18 muaj burg gazetari

Publikuar më: 14:15 16-01-2019

Një gjykatë në Podgoricë dënoi me një vit e gjysmë burg gazetarin investigativ, Jovo Martinoviç, nën akuzat për trafikim droge dhe lidhje kriminale. Vendimi u dha të martën përmes një procesi gjyqësor, të cilin, organizatat ndërkombëtare të medieve e kanë dënuar duke e quajtur si “padrejtësi të tmerrshme” dhe “prapakthim shqetësues” për lirinë e mediave në vend.
Martinoviç, i cili rregullisht ka raportuar për krimin në vend dhe trafikun ndërkombëtar, i kundërshtoi akuzat duke thënë se ato paraqesin hakmarrje për raportimet e tij. Ai raportoi se ka marrë shumë oferta dhe kërcënime nga Prokuroria Speciale për të nënshkruar një rrëfim të rremë në shkëmbim të lirimit të tij në mënyrë që prokuroria të justifikojë veprimet e saj. "Jam dënuar se jam gazetar", tha Martinoviç pas vendimit të gjykatës, duke shtuar se ai do të apelojë vendimin.

gazetari.jpeg

Reporteri ishte duke investiguar trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015. kontrabandistët e armëve franceze. Kur grupi u arrestua për kontrabandën e marijuanës, policia e konsideroi Martinoviçin si një anëtar të grupit edhe pse nuk është paraqitur asnjë provë kundër tij. Më pas, ai u mbajt në një paraburgim për 15 muaj derisa iu dha një lirim me kusht.

Martinoviç punon si gazetar investigues që nga vera e vitit 1999. Ai gëzon reputacion të mirë dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e punës së tij u përqendrua në krimin e organizuar, korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut duke përfshirë krimet e luftës në Ballkanin perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816