INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po familja HADID çdo mendojë? Dua Lipa dhe këngëtari i njohur kapen duke flirtuar dhe duke shkëmbyer puthje

Po familja HADID çdo mendojë? Dua Lipa dhe këngëtari i njohur kapen duke flirtuar dhe duke shkëmbyer puthje

Publikuar më: 13:50 30-06-2019

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të komentuara për sa i përket suksesve në muzikë, por edhe për jetën personale të saj. Së fundmi ajo është ndarë nga Issac Carew pas 18 muajsh lidhje. Menjëherë pasi u nda nga ai, u përfol se u lidh me vëllain e motrave Gigi dhe Bella Hadid, pra me Anwar.

dua-lipa-anwar-hadid.jpg

 

Por sot mediat prestigjoze si “Daily Mail” dhe “The Sun” na kanë habitur me lajmin se Dua Lipa është kapur duke flirtuar me vokalistin e grupit “Coldplay”, Chris Martin. Ato kanë shkruar se vihej re qartë pëlqimi që Chris kishte për këngëtaren shqiptare dhe se si ai gjatë gjithë kohës mundohej që t’i linte përshtypje të mirë asaj.

Burimi për “The Sun” ka shtuar se Dua e ka prezantuar edhe me familjen, por në momentin që ishin vetëm të dy Chris gjente rastin që të flirtonte hapur me të. “Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre dhe kur ata u drejtuan në bar Guerilën në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin”, ka shtuar burimi.

Dua-Lipa-Coldplay-920x584.jpg

Ndërkohë vlen të kujtojmë se Chris Martin ka vetëm pak kohë që është ndarë nga aktorja e filmit “Fifty Shades”, Dakota Johnson pas një romance 20 mujore, për arsyen se ajo nuk ishte gati të kishte fëmijë.

0_MAIN-Chris-Martin-and-Dakota-Johnson.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453