INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bëni palestër dhe nuk keni rezultat? Ja çfarë po bëni GABIM!

Po bëni palestër dhe nuk keni rezultat? Ja çfarë po bëni GABIM!

Publikuar më: 17:42 30-06-2018

Stërvitja fizike duhet bërë një zakon nëse duam që trupi jonë të jetë në formë sa më të mirë.

Por një zakon tjetër shumë i rëndëshishëm që duhet bërë pas stërvitjes është jetesa e shëndetshme. Trupi i njeriut nuk mund të mbahet në formë me 2 orë ushtrime nëse para apo pas tyre nuk ushqehesh ashtu si duhet. inlife.al ju jep formulën e duhur që të keni rezultatin e duhur:

-Duhen shmangur në mënyrë kategorike sheqernat si dhe yndyrnat e tepërta.

-Duhen shtuar sa më shumë “jeshilet” (perimet) si dhe frutat, këto të fundit në sasi të limituar pasi disa nga ato kanë përqindje të lartë sheqeri.

-Më e pakta, duhen konsumuar 10 gota ujë në ditë.

-Vakte të rregullta. Përsëri në sasi të caktuar.

Pra një jetë e shëndetshme nuk është asgjë më tepër se ushqim i mirë dhe kombinime ushtrimesh fizike./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268