INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Prishtinë, as Tiranë, ja ku do të martohen Marina dhe Getoari! [FOTO]

As Prishtinë, as Tiranë, ja ku do të martohen Marina dhe Getoari! [FOTO]

Publikuar më: 19:30 27-08-2017

Po afrohet! Këto ftesa të veçanta zbulojnë detajet e dasmës së Getoarit dhe Marinës!

Është padyshim një nga dasmat më të shumëpritura dhe shumë pak ditë kanë ngelur deri sa të shikojmë Marinën dhe Getoarin në altar. Ata janë prej afro dy vitesh në një marrëdhënie si dhe bashkëjetojnë në një apartament në Tiranë. Prej disa muajsh përflitet se ata do të celebrohen në muajin shtator, pikërisht në datën 10 shtator por deri tani s’ka patur diçka zyrtare. Dasma do të bëhej në Prishtinë sipas zakoneve shqiptare ku familjarët e reperit do të vinin në Tiranë për të marrë moderatoren të veshur si nuse,por u mësua se do të ndodhte ndryshe. Më pas u përfol se ceremonia e tyre martesore do të zhvillohej në Tiranë ama ditën e sotme e mësuam më në fund të vërtetën dhe kjo falë Alketa Vejsiut. Moderatorja e njohur ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram disa fotove të ftesave dhe duhet ta pranojmë që s’kemi parë ndonjëherë ftesa të tilla. Të gjitha të punuara me dorë, me petale dhe lule të freskëta fushe dhe mali, pyjesh e luginash, siç thotë Alketa. Çdo i ftuar një dizajn unik.

Në ftesa janë dhënë gjithashtu detajet kryesore të dasmës e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të datës 10 shtator, jo në Prishtinë, as në Tiranë, por në Kompleksin Lura te Gjiri i Lalzit.

collageftesat.jpg

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim! 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0043010711669922