INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Platforma që emocionon banorët. Rama: Mos ngatëroni facebook-un tim me platformën[VIDEO]

Platforma që emocionon banorët. Rama: Mos ngatëroni facebook-un tim me platformën[VIDEO]

Publikuar më: 16:36 10-10-2018

''Mu ndez një dritë jeshile dhe e fitova këtë pension, të përqafoj si vëllain tim'' i ka thënë Voisava Islamaj nga Selenica e Vlorës.

Një përqafim të ngrohtë ka marrë sot Kryemministri Edi Rama, pasi kësaj zonje i është zgjidhur problemi që ka patur me pensionin. Në takimin me qytetarët për bashkëqeverisjen, Rama tha se hallet e tyre i zgjidhin ministrat përmes ‘mikut’ virtual.
‘’Platforma të gjen mikun që në momentin e parë. Të gjen mik direkt ministrin përmes ‘sekserëve’ më efikasë ’’
Në këtë takim nuk kanë munguar as batutat, që lidhen me shpërblimin për foshnjat dhe të tjera për gratë. Po pati dhe nga ata qytetarë që u bllokuan nga emocionet.
Gjatë këtij bashkëbisedimit Rama ka dhënë dhe një lajm se së shpejti do të ketë bashkim të Hipotekës dhe ALUIZNI-t në një institucion të vetëm. Por në fund ka dhe një mesazh:
‘’Mos ngatëroni facebook tim me platformën’’

Për më shumë ndiqni videon...

 

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453