INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi KEQ! S’lanë gjë pa thënë, Ada i bën Edit dhuratën që e acaroi: Mbaje në gojë…

Plasi KEQ! S’lanë gjë pa thënë, Ada i bën Edit dhuratën që e acaroi: Mbaje në gojë…

Publikuar më: 19:32 22-09-2021

Ada dhe Edi janë dy nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” në këtë sezon. Në takimin e tyre të parë, dukej se mes tyre kishte një pëlqim, por gjërat nuk shkuan mirë më pas. Dyshja papritur në studio zbuloi se nuk po flasin më me njëri-tjetrin dhe se janë bërë bllok edhe në Instagram, e që atëherë nuk kanë munguar “përplasjet” dhe thumbat për njëri-tjetrin.

Puntatën e sotme, Ada i ka sjellë një dhuratë Edit, bashkë me një simbolikë.

“Dhuratën e kam për ‘princin’. Edi urdhëro këtë biberon dhe mbaje gjithmonë në gojë para se të më drejtohesh mua”,- tha Ada, që mori një përgjigje aspak të këndshme nga konkurrenti, që ia ktheu duke i thënë: “Këtë ta vendosë diku tjetër më mirë”.

 Ndërkohë Bruno, që ka dalë në takim me Adën, filloi ta mbronte, ndërsa opinionisti Arjan Konomi e cilësoi si dhuratë pa shije, duke shkaktuar debate në studio.

Pak ditë më parë, ata patën debate të ashpra, duke shpërthyer në ofendime për njëri-tjetrin. Edi e paragJykoi për operacionet ndërsa Ada e quajti dajlin nga Kosova “femër”.

Megjithatë, pas këtij agravimi të situatës, jemi kuriozë të shohim sesi do të vazhdojë marrëdhënia e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268