INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planeti udhëheqës tregon më shumë për karakterin se shenja juaj e horoskopit

Planeti udhëheqës tregon më shumë për karakterin se shenja juaj e horoskopit

Publikuar më: 12:47 24-05-2017

Në astrologji, çdo shenjë horoskopi ka një planet udhëheqës i cili përcakton përditshmërinë, humorin dhe zakonet e atyre që gjenden nën influencën e tij.

Planetët drejtues mund të ndikojnë edhe në kompatibilitetin e dy shenjave që nuk do të konsideroheshin si të përshtatshëm për njëri tjetrin. Nëse dini gjithçka që duhet të dini në lidhje me shenjën tuaj por nuk i keni hedhur një sy rëndësisë që kanë planetët drejtues atëherë keni humbur shumë. Në vijim do të gjeni një shpjegim mbi planetët udhëheqës së shenjave dhe çfarë kuptimi kanë në jetët tuaja:

Dashi: Marsi

Shenja e dashit udhëhiqet nga planeti Mars, planeti ushtarak i energjisë mashkullore dhe vendosmërisë. Dashi ka temperament gjaknxehtë të nxitur nga planeti udhëheqës. Nëse i acaroni do të thonë gjëra që nuk ua merr mendja. Ana pozitive e gjithë kësaj? Nuk do t’ju duhet kurrë të hamendësoni në lidhje me mënyrën si ndihen.

Demi: Venusi

Venusi është planeti i dashurisë, parave dhe bukurisë dhe te Demi shfaqet si dëshirë për rehati. Venusi është planeti që demi duhet të falenderojë për shijet e mira në çdo aspekt si dhe për zakonin fatkeq për të zbrazur kuletën për gjëra luksoze.

Binjakët: Mërkuri

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i informacionit dhe teknologjisë dhe që njihet si mesazher planetar. Ky planet u jep Binjakëve aftësinë të flasin dhe shprehen çdo ditë me njerëz. Janë të talentuar në bisedat e thjeshta pasi mund të mbajnë gjallë çdo diskutim.

Gaforrja: Hëna

Hëna përfaqëson nevojat tona më të brendshme, zakonet tona më thelbësore, reagimet dhe ndërgjegjen. Nuk na vjen mirë ta themi por është një top planetar shumë hënor. Pamja e Hënës është gjithnjë në ndryshim gjë që i jep gaforreve karakteristika të luhatshme. Nga ana tjetër, nëse njiheni me një Gaforre që nuk ju pëlqen prisni 15 minuta. Do të ndryshojë me siguri!
Luani: Dielli

Luani: Dielli
Dielli është planeti i vetëshprehjes individuale. Është shumë i plotësuar me veten dhe ska si të jetë ndryshe kur të gjithë planetet i sillen rrotull. Luanët kanë gjithmonë qendrime të qeta ndaj vëmendjes. Janë shumë shprehës dhe është e pamundur t’i shpëtojnë vëmendjes.

Virgjëresha: Mërkuri

Virgjëresha është gjithashtu e udhëhequr nga Mërkuri. Në vend që të përthithë karakteristikat e gjalla dhe kurioze të këtij planeti, Virgjëresha mundet nga aftësitë logjike, analitike dhe aspak emocionale për të shqyrtuar gjithçka dhe për t’i përmirësuar.

Peshorja: Venusi

Peshorja influencohet nga Venusi në të njejtat mënyra si Demi, por fokusi i tyre është fillimisht në dashuri. Ata janë gjithnjë në kërkim të dashurisë, të japin dashuri dhe të ndihen të dashuruar. Venusi i jep Peshores një nivel të pamohueshëm tërheqjeje. Madje edhe Peshoret që nuk konsiderohen të bukur tradicionalisht kanë diçka tërheqëse që i bën për vete njerëzit.

Akrepi: Plutoni

Plutoni është planeti i ndërgjegjes, udhëheqësi i botës së nëndheshme dhe simbol i vdekjes. Gjithsesi, në botën shpirtërore, vdekja nuk përfaqëson një fund dhe asnjë shenjë nuk mund ta kuptojë këtë si Akrepët të cilët jetojnë 1,000 jetë njëherësh. Akrepët janë shenja e transformimit dhe për ta vdekja e një identiteti gjithnjë i hap rrugën një të riu.

Shigjetari: Jupiteri

Jupiteri përgjithësisht lidhet me fatin e mirë dhe mirëqenien. Në shenjën e Shigjetarit, Jupiteri përfaqëson optimizmin dhe rritjen, si mendore dhe shpirtërore duke u dhënë personave me këtë shenjë dëshirë për të ditur më shumë. Fatkeqësisht ky planet u jep Shigjetarëve një tendencë për të kërkuar pafundësisht eksperienca.

Bricjapi: Saturni

Ndërkohë që Jupiteri është planeti i zgjerimit, Saturni është planeti i ndrydhjes. Njihet si planeti mjeshtër i vendosjes së detyrave me afat duke na mësuar si të përballemi me përgjegjësitë dhe si të mos i shmangim kurrë. Duke qenë të udhëhequr nga ky planet, Bricjapët e bëjnë disiplinën kornizë të jetës së tyre edhe nëse po shkelin rregullat tradicionale të shoqërisë.

Ujori: Urani

Urani është një planet elektrik dhe plot ndryshime. Është një planet progresiv i lidhur me inovacionin. Ujori karakterizohet nga kjo përfaqësi e Uranit gjithnjë duke u shkëputur nga rutina me ide të reja dhe duke provuar eksperienca si inovator i vërtetë që është.

Peshqit: Neptuni

Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, planeti i ëndrrave, fantazisë, kreativitetit, iluzionit dhe sigurisht, konfuzionit. Peshqit duken shumë të ndjeshëm por kjo nuk do të thotë gjithnjë që janë emocionalë. Ata kapen pas gjërave që nuk thuhen dhe jo pas atyre që thuhen. Natyrisht, kjo bën që të jenë konfuzë dhe të humbur por jo gjithnjë u bën përshtypje kjo pjesë.

Article Logic
Execution time: 0.0043408870697021