INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planeti 700 vite dritë larg tokës ka 3 herë më shumë ujë, mund të zbuloj origjinën e universit

Planeti 700 vite dritë larg tokës ka 3 herë më shumë ujë, mund të zbuloj origjinën e universit

Publikuar më: 17:24 02-03-2018

Shkencëtarët kanë zbuluar se planeti i njohur si WASP-39b rreth 700 vite dritë larg tokës ka një sasi të madhe uji në atmosferë.

Sipas specialistëve sasia e ujit tek ky planet është tre herë më e madhe se sasia e ujit në Saturn, shkruan intv.al.

Planeti WASP-39b ka karakteristika të ngjashme me Saturnin, në orbitën e tij është një yll që luan rolin e diellit, distanca e yllit nga planeti është 20 herë më e afërt se distanca që ka Toka me diellin.

Në këtë planet misteriozë ka vetëm 4 ditë dhe temperaturat arrijnë rreth 776.7 gradë celsius e shkak për këto temperatura të nxehta është afërsia e yllit me planetin dhe erërave të fuqishme qëtransportojnë nxehtësi rreth planetit.

Pavarësisht se planeti WASP -39b konsiderohet i pa përshtatshëm për jetën njerëzore, shkencëtarët shprehen se do merren me studimin e plotë të tij pasi detajet që mund të nxjerrin nga ky planet mund të hedh dritë mbi origjinën e hapësirës., shkruan intv.al.

Studimet e mëtejshme do jenë të përqendruara mbi nivelin e përqendrimit të karbonit dhe oksigjenit, çka do ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë origjinën e formimit të tij./intv/

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834