INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planet e Damianos së

Planet e Damianos së "Big Brother" për të ardhmen? Nuk do ta besoni çfarë do të bëjë ai

Publikuar më: 20:05 18-08-2017

Ai ishte një ndër lojtarët më të mirë si brenda shtëpisë së Big Brother ashtu edhe jashtë saj dhe jo më kot ishte një ndër të preferuarit e publikut. Por mesa duket Damiano do të rikthehet fuqishëm në vjeshtë, jo si  biznesmen dhe as shoëman, por këngëtar i ritmeve hip-hop.

Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, Damiano Agalliu rrëfen idenë për t’i hyrë botës së muzikës me projektin e parë që po punohet në Suedi, dhe çfarë fshihet pas afrimitetit me Fjorentinën, direkt pas ndarjes së saj zyrtare nga Olsi.

Pas daljes nga “Big Brother”, televizioni ishte një ndër ambiciet e tua. Është e vërtetë që do të jesh pjesë e një spektakli të njohur televiziv këtë sezon të ri?

Unë s’di gjë për veten time. Më saktë, ka pasur një tentativë, por asgjë nuk është aprovuar dhe ndaj unë s’di gjë fare, sinqerisht. Sepse po të ishte aprovuar, do e thosha siç u thanë për dy apo tre pjesëtarë të tjerë.

Ndërkohë flitet që po përgatitesh të jesh pjesë e showbiz-it si këngëtar. Po kjo, e vërtetë?

Po. Së shpejti kam për të mbyllur një kontratë me një studio muzikore në Suedi. Më saktë është producenti që ka bërë këngën e Mans, këngëtarit që fitoi Eurovisionin, para pak vitesh. Por dhe me Nesti Dukën kam një projekt muzikor, që po ecën mirë. Besoj që në tetor, dhe më vonë do të dalin projektet e mia një nga një.

U shprehe më sipër se klipet janë të sponsorizuara. Nga kush?

Klipet janë të sponsorizuara nga producenti nga Kosova, Dashnor Asllani, i cili ka realizuar klipe të shumë këngëtarëve të njohur, mes tyre Sabri dhe Ermal Fejzullahut, Ardian Bujupi, etj.

Pra e nesërmja jote do të jetë si këngëtar?

Po, plani im është të hyj në treg si këngëtar. Sot i madh dhe i vogël po këndon, kështu që përse të mos të bëhet një provë nga unë? Asgjë nuk humbas tek e fundit!

Cila do të jetë rryma muzikore që do të lëvrosh, dhe të duket e vështirë të biesh në sy në këtë treg muzike ku dalin përditë emra të rinj?

Rryma do të jetë hip-hop, R& B. Çdo gjë kërkon shumë punë në fillim, sepse nuk është e lehtë. Ishte pikërisht Dashnor Asllani që e hodhi këtë ide në fillim, dhe më ka shtyrë më shumë për t’i hyrë kësaj rruge. Fill pas kësaj, unë nisa të kontaktoj me njerëz që njoh, në mënyrë që të dal në tregun e muzikës, ashtu siç duhet.

Ndërkaq fill pasi Olsi dhe Fjorentina e “Big Brother” deklaruan publikisht ndarjen, portalet shkruan për një afrimitet mes teje dhe Fjorentinës. Si është e vërteta?

Dua të them që “Big Brother” ka mbaruar për gjëra të tilla. Pra jemi thjesht shokë, që kemi kaluar një eksperiencë shumë të bukur bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057