INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosja me armë në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar

Plagosja me armë në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar

Publikuar më: 14:29 22-04-2019

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku mbeti i plagosur Elson Murataj.

Ngjarja ndodhi në zonën e Fushë Mëzezit, në Kashar, Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri 28-vjeçari.

Pas hetimeve të kryera nga ana e efektivëve të policisë të komisariatit nr.6, u bë shpallja në kërkim e M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se pasditen e së dielës në Fushë Mëzez, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Murataj, i cili mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.

Nga veprimet hetimore e kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762