INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosi dy persona me armë zjarri, kapet autori dhe shoku i tij

Plagosi dy persona me armë zjarri, kapet autori dhe shoku i tij

Publikuar më: 09:19 09-10-2018

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e djeshme dhe bashkëpunëtorin e tij. Në pranga u vunë shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor. "B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R", thotë policia në njoftimin zyrtar mëngjesin e sotëm. Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën duke u angazhuar 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844