INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagoset me thikë kandidati për president. Publikohen pamjet e sulmit [VIDEO]

Plagoset me thikë kandidati për president. Publikohen pamjet e sulmit [VIDEO]

Publikuar më: 09:29 07-09-2018

Kandidati i krahut të djathtë për zgjedhjet presidenciale braziliane Jair Bolsonaro u godit me thikë gjatë një takimi elektoral. Sulmi ndodhi në Juiz de Fora, rreth 200 kilometra në veri të Rio de Janeiro. Pas përjashtimit të kandidaturës së ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, Jair rezulton, sipas sondazheve, favoriti kryesor në garën presidenciale. Bolsonaro u operua, dhe gjendja e tij sipas mjekëve është e qëndrueshme. Në një buletin të shpërndarë nga mediat lokale, mjekët theksuan se Bolsonaro u godit me thikë në arterie dhe zorrë. Ndërhyrjet kirurgjike ndoshta do ta ndalojnë kandidatin e së drejtës ekstreme braziliane për të marrë pjesë në fushatën për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të planifikuara për në 7 tetor, ndërsa ai aktualisht po udhëheq sondazhet.
Në një konferencë për shtyp, ekipi mjekësor që ndoqi Bolsonarin pas sulmit shpjegoi se për shkak të lëndimeve dhe operacionit ai duhet 'të mbetet në spital në Juiz de Fora të paktën një javë apo dhjetë ditë, dhe do të duhet që të pushojë për të paktën edhe për tre javë. Agresori është simpatizues i ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva. Sulmuesi është identifikuar dhe arrestuar: Ai është Adelio Bispo de Oliveira, 40 vjeç. Në profilin e tij në Facebook, ai kishte postuar mesazhe kundër Bolsonaro, dëshmitë mbi pjesëmarrjen në protesta kundër qeverisë së Michel Temer dhe në favor të lirimit të Luiz Inacio Lula da Silva, si dhe imazhet e flamurit brazilian me drapër dhe çekiç.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053