INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagoset me thikë 39 vjecari në Kamëz, autorët arrestohen nga policia

Plagoset me thikë 39 vjecari në Kamëz, autorët arrestohen nga policia

Publikuar më: 16:41 26-09-2019

Tre vëllezër kanë plagosur një 39 vjecar në Kamëz.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Teuta”, tre vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy autorët me iniciale G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim vëllain tjetër L.D., 39 vjeç

Kamëz/ Njoftimi i policisë:

Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konfikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.

Shtetasi i lënduar u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
- G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz).

Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0026698112487793