INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjepri dhe anët e tij pozitive për shëndetin!

Pjepri dhe anët e tij pozitive për shëndetin!

Publikuar më: 07:49 11-09-2016

Lëngu i pjeprit është i pasur me kalium, një mineral që luan një rol thelbësor për sistemin nervor dhe u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin. Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut. Nga një filxhan e gjysëm me copëza pjepri mund të nxirrni një gotë të plotë me lëng pjepri nga i cili do të merrni 709 miligram kalium ose 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Lëngu i freskët i pjeprit përmban vitaminë C, e cila kontribuon për një sistem nervor funksional dhe të shëndetshëm nëpërmjet mbështetjes që i jep norepinefrinës një agjent kimik në tru që është thelbësor për trupin në luftën kundër stresit. Për më tepër vitamina C ndihmon për mbajtjen e një lëkurë të shëndetshme dhe forcimin e kockave, ligamentëve dhe enëve të gjakut. Konsumimi i lëngut të freskët të pjeprit ofron 97.4 miligramë të vitaminës C duke kontribuar ndjeshëm për marrjen e dozës së rekomanduar ditore të saj që është 75 miligram për femrat dhe 90 miligram për meshkujt Lëngu i pjeprit përmban edhe një sasi të madhe beta karoten, një pararendës i vitaminës A. Beta karoteni u jep frutave nuancat karakterstike të tyre së bashku me vlera ushqimore.

Qelizat e transformojnë beta karotenin në një formë aktive të vitaminës A e cila punon fort për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin e munguar, mbështet sistemin imunitar dhe forcon mbarëvajtjen e qelizave. Në një filxhan me lëng pjepri gjenden 8,979 njësi të vitaminës A, një sasi e dyfishtë e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine që është 3000 njësi për meshkujt dhe 2333 për femrat. Kombinimi i lëngut të pjeprit me lëngun e karrotës ose të kungullit krijon pije fantastike plot me vitaminë A që bën çudira.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049