INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjatalarësi bashkëpronar në restorantin e famshëm të Rene Rexhepit

Pjatalarësi bashkëpronar në restorantin e famshëm të Rene Rexhepit

Publikuar më: 23:19 28-02-2017

Ali Sonko nuk është më pjatalarësi më i famshëm në botë, pasi është bërë ortak në një nga restorantet më të mirë në botë. Të premten që lamë pas, restorani Noma ka patur ditën e fundit të punës në adresën të cilën ka ushtruar aktivitetin që nga viti 2003. Të shtunën, shefi shqiptar, Rene Rexhepi, organizoi një festë me stafin dhe miqtë, ku prezantoi projektin e një restoranti të ri, i cili pritet të hapet në 1 dhjetor. Restoranti është projektuar të ndërtohet si 10 ndërtesa të vogla dhe një më e madhe në qendër dhe do të jetë i vendosur pranë zonës së portit.

Gjatë fjalimit të tij 30 minutësh, Rexhepi gjithashtu njoftoi se Noma ka vendosur të japë një pjesë të sajën:

“Është një projekt fantastik, por a do të ishte i vlefshëm pa punëtorët? Tha ai para se të tregonte pjatalarësi i restorantit prej 13 vitesh, Ali Sonko do të jetë bashkëpronari i parë nga partnerët e Noma-s.

“Ali është zemra dhe shpirti i Noma. Nuk mendoj se njerëzit e vlerësojonë se çfarë do të thotë të kesh një njeri si Ali në shtëpi. Ai gjithmonë është i qeshur, sido që të jenë 12 fëmijët e tij. Dhe babai im quhej Ali, i cili gjithashtu ka punuar si pjatalarës kur ka ardhur për herë të parë në Danimarkë”, tha Rexhepi.

Një gjest vërtetë për t’u vlerësuar ky nga pronari shqiptar i restorantit që është shpallur dy herë si restoranti më i mirë në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324