INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL, por si do të duket

Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL, por si do të duket

Publikuar më: 16:18 25-09-2018

Ne kemi parë disa herë publikimet e ndryshme të Pixel, dhe në sajë të një postimi në Twitter, duket se kemi më shumë foto të Google Pixel 3 XL ku ne mund të kemi një ide më të qartë sesi do të duket telefoni në jetën reale.

Është e paqartë se sa të sakta janë këtopamje , por sigurisht që përputhen me gjithçka që kemi dëgjuar dhe parë rreth telefonit.T

huhet se telefoni ka pjesë anësore të plastikës, dhe se  Hapësira e kartelës SIM është e vendosur në pjesën e poshtme të telefonit. Pamjet tregojnë gjithashtu nivelin e telefonit, një dizajn që ne jemi duke e parë çdo herë e më shumë këto ditë. Google ka konfirmuar kohët e fundit se do të organizojë një event më 9 tetor, në të cilën do të zbulojë telefonët e ri Pixel. Pritet gjithashtu që të zbulohen edhe pajisje të tjera, të tilla si një laptop i ri Pixelbook.Google pritet të prezantoj Pixel 3 dhe Pixel 3 XL.

Foto dhe video të Pixel 3 XL janë shpërndarë tashmë në cdo cep të rrjetit në sajë përdoruesve rus në YouTube të cilët ishin në gjendje për të marrë në mënyrë të paligjshme smartphonin e paprezantuar ende.Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL me korniza në pjesën e poshtme dhe atë të sipërme te ekranit për të akomoduar altoparlantët stereo.

Pixel 3 XL, nga ana tjetër, ka tërhequr shumë kritika për një kornizë mjaft të thellë – një dizajn të qëllimshëm për të përshtatur një altoparlant të dytë dhe një teknologji kamerash shtesë për “Super Selfie”.Bazuar në fotot dhe videot e deritanishme, të dy telefonat do të kenë vetëm një kamerë të pasme, procesorin e fundit Qualcomm Snapdragon 845 dhe një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme.

Por të gjitha risitë pritet të zbulohen muajin që vjen.

Article Logic
Execution time: 0.003061056137085