INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili ngre alarmin për fruthin: “Qeveria të marrë masa, ka patur viktima”

Petrit Vasili ngre alarmin për fruthin: “Qeveria të marrë masa, ka patur viktima”

Publikuar më: 11:18 23-02-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka insistuar sërish në thirrjen e tij ndaj qeverisë që të reagojë sa më shpejt lidhur me epideminë e fruthit.

Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan sërish sot në mëngjes se epidemia ka një tendencë në rritje dhe se duhet të merren masa për të parandaluar rastet fatale që mund të shkaktojnë viktima.

Postimi i plotë:

“Kryeministri ka qepur gojën dhe s'flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallëkun e radhës se si do dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

Edhe media përcjell lloj lloj dënglash që qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.

Epidemia e fruthit vazhdon,ka raste të reja,ka pasur viktima,ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ligji ja detyron për menaxhimin e tij.

Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Ateherë po po do bërtasin fort. Sa qesharake.....por edhe tragjike…”, shkruan Vasili, thirrje që e përmendi edhe ditën e djeshme gjatë seancës plenare.

serg_34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042068958282471