INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili flet për objektivin e LSI në këto zgjedhje, të parët

Petrit Vasili flet për objektivin e LSI në këto zgjedhje, të parët

Publikuar më: 15:13 08-05-2017

LSI ka nisur prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet dhe këtë herë ka ndalur në Kuçovë dhe në Berat, ku dhe janë lëshuar mesazhe ambicioze.
Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur se kjo parti ka vetëm një objektiv dhe ky është të dalë forcë e parë politike, pasi ka jo vetëm shanse por dhe personat e duhur.
“Kemi vetëm një objektiv dhe ky është të dalim forcë e parë politike. Jemi shumë të gatshëm dhe jemi të përgatitur që të qeverisim dhe i kemi të gjitha përgjigjet të qarta nga njerëz të zotë. Kemi një shans për rininë, kemi një shans për punësimin, por kemi një shans edhe për pensionistët. Kemi një shans të ri edhe për bujqësinë, kemi një shans edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, i kemi të gjitha përgjigjet e gatshme që si forcë e parë të jemi fitues”, – tha Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111