INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili akuza Ramës: ‘Kryeministri nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur. Turp!’

Petrit Vasili akuza Ramës: ‘Kryeministri nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur. Turp!’

Publikuar më: 13:24 22-03-2018

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në facebook për situatën e përmbytjeve në Shkodër dhe ka sulmuar qëndrimin e kryeministrit Rama.

Vasili shprehet se është një turp fakti që kryeministri ende nuk ka shkelur në zonat e përmbytura në Shkodër. Deputeti thotë se kryeministri pret që natyra të qetësohet, ujërat të fillojnë të bien vetë dhe pastaj të dalë e të recitojë të njëjtën idiotësi që kriza u menaxhua si asnjëherë në 25 vjet.

Gjithashtu Petrit Vasili thekson se ka mungesë menaxhimi të situatës duke e kthyer rrjedhimisht në një komedi të zezë të qeverisjes me Shkodrën.

"Kryeministri pret që natyra te qetësohet, ujërat të fillojnë të bien vetë dhe pastaj të dalë e të recitojë të njëjten idiotësi që kriza u menaxhua si asnjëherë më 25 vjet. Personat qesharakë te qeverisë, ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, nuk janë menaxhuesit e përmbytjes por komedia e zezë e qeverisjes me Shkodren.",shprehet Vasili në postimin e tij në facebook.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri që nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur.Turp.

Shkodra po përjeton një moment shumë të vështirë dhe mijëra hektare toke janë përmbytur dhe mijra familje jane te rrezikuara.

Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnjë fjalë për këtë situatë kritike.

Ky Kryeministër që vite më parë në përmbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojën e ka lidhur këmbët dhe as flet për Shkodrën e as shkon në Shkodër.

Pret kryeministri që natyra të qetësohet ujrat të fillojnë të bien vetë dhe ky pastaj të dalë e të recitojë të njëjtën idiotësi "që ne menaxhuam krizën si asnjë herë në këto 25 vjet".

Fakti është që Shkodrën e ka lënë në meshirë të fatit.Personat qesharakë të qeverisë ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit nuk janë menaxhuesit e përmbytjes por komedia e zezë e qeverisjes me Shkodrën.

Shqiptarët janë pa drejtim.##", shkruan Petrit Vasili në reagimin e tij.

xfth_5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042450428009033