INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili akuza për Teatrin Kombëtar: ‘Rama dhe ministrja gënjejnë’

Petrit Vasili akuza për Teatrin Kombëtar: ‘Rama dhe ministrja gënjejnë’

Publikuar më: 13:15 25-03-2018

“Gënjejnë pacipësisht të dy bashkë, që të fitojnë kohë, që të fikin rezistencën, që ti hedhin hi syve artistëve, që të mbulojnë aferën e kullave, që ecën pa u ndalur”.

Me këto tone të ashpra akuze shprehet kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili me anë të një postië në facebook, jep disa argumente sipas tij pse gënjejnë kryeministri dhe ministrja për projektin e Teatrit.

Ja pse gënjejnë kryeministri dhe ministrja për projektin e Teatrit Kombëtar.

Kryeministri përpara artistëve të Teatrit Kombëtar,me vulgaritetin e tij të shënjuar e pjellë të një padije të shumëanshme,i shtrëngoi ata të shihnin e dëgjonin projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Projekti na ishte produkti i nje studioje të stërmadhe BIG i thoshin dhe arkitekti quhej Biarke Ingels. Ti lëmë mënjanë komentet e këtij projekti se që është një sipërmarje vlerëshkatërruese këtë s’e luan as topi.

Edhe që ështëajo tokë ku rri sot teatri kombëtar një lopë e madhe, që prodhon shumë para’, të lara e të shplara edhe këtë topi s’e luan.

Edhe që zhbërja e çdo gjurme të historisë e të çdo vlere kulturore të krijuar me mund të madh në dhjetra vite,nga ky kryeministër viktime e kompleksit të padijes pa shërim edhe këtë as topi nuk e lëviz.

Po tani dëgjojmë nga ministrja se kjo që u prezantua qenkësh thjesht një farë ideje dhe jo projekt për Teatrin Kombëtar.Dhe kush pra? Ky që u paraqit nga studioja e stërmadhe dhe që bllokoi live tërë televizionet,ky që hëngri edhe komente se ishte një projekt plagjiaturë bajate, ky që u transmetua me aq qejf nga ERTV, ky për të cilin ju tha artistëve mbyllni gojën se po shikonin mrekullinë,ky s’paskësh qenë projekt por një ide e vogël atje tej.

Kush gënjen kryeministri apo ministrja? Në fakt kjo është pyetje krejt pa vend. Gënjejnë pacipërisht të dy bashkë, që të fitojnë kohë, që të fikin rezistencën, që ti hedhin hi syve artistëve, që të mbulojnë aferën e kullave, që ecën pa u ndalur.

Po po.. kur vjen puna për të zhvatur paratë këta janë të gjithë kryeministër, ministër e bashki. Asnjëri nga këta të fundit nuk gënjen për projektin e teatrit thjesht ndajnë paratë.

Të gënjyerit e mëdhenj do të jenë veç ata qe do t’ju besonin këtyre.", shkruan Petrit Vasili në postimin e tij.

srtg_3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167