INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peshku i rrezikshëm. AKU bllokon qindra kilogramë…

Peshku i rrezikshëm. AKU bllokon qindra kilogramë…

Publikuar më: 14:29 21-06-2016

Shpesh herë peshku transportohet dhe tregëtohet në kushte jo normale duke rrezikuar kështu dhe jetën e konsumatorëve. Një rast flagrant është konstatuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka gjetur në autobusin e pasagjerëve rreth 260 kg peshk që po transportohej në kushte të këqia pa frigoriferë. Për këtë arsye e gjithë sasia e peshkut është bllokuar dhe është asgjësuar.
Autobusi ishte i linjës Goricë – Korçë dhe mësohet se peshku mbahej në të njëjtin vend me bagazhet e pasagjerëve dhe ishte totalisht i pakontrolluar, pasi ishte pa çertifikatë vetirineri dhe pa faturë tatimore.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553