INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrenalinë/ Peshëngritësja seksi tregon vështirësitë gjinore të këtij sporti si edhe marrëdhënien e saj me meshkujt! (VIDEO)

Adrenalinë/ Peshëngritësja seksi tregon vështirësitë gjinore të këtij sporti si edhe marrëdhënien e saj me meshkujt! (VIDEO)

Publikuar më: 16:19 20-09-2018

Me nisjen e emisionit me të këndshëm sportiv në IN Tv, Adrenalinë edhe personazhet e ftuar kanë qenë të veçantë.

Në puntatën e parë për sezonin e ri e ftuara "surprizë" ishte një vajzë peshngritëse e cila na tërhoqi jo vetëm me format e saj dhe suksesin që ka në këtë sport, por edhe me mënyrën e të folurit.

Bëhet fjalë për Sherjana Ruçin, një kampjone në sportin e peshëngritjes e cila u bë pjesë e rubrikës "Jashtë mureve". E pyetur nga Ueda moderatorja e emisionit se si ja arrin ta mbaj trupin kaq në formë, Sherjana u shpreh se punon shumë fort, madje merret edhe me fitnes për të pasur këto rezultate.

E pyetur nga Ueda se kush është personi që merr si shembull, Sherjana u shpreh se personi që merr si shembull është Sherjana Ruçi, pra veten e saj, ndërsa për pjesën e fitimeve që i sjell ky sport, peshngritësja nuk u shpreh shumë optimiste.

Ka të dashur Sherjana? Epo... mesa duket peshngritësja qenka në një marrëdhënie më një fitnes model.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876