INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë burra dalin para gjykatës. Sulmuan me acid një 3-vjeçar. I akuzuar edhe babi i fëmijës

Pesë burra dalin para gjykatës. Sulmuan me acid një 3-vjeçar. I akuzuar edhe babi i fëmijës

Publikuar më: 11:05 26-07-2018

Pesë burra janë paraqitur në gjykatë të akuzuar për hedhjen e acidit në fytyrën e një djali trevjeçar. Midis tyre ndodhet edhe babai i djalit të vogël.  Adam Cech, 27 vjeç, Jan Dudi, 25 vjeç dhe Norbert Pulko, 22 vjeç, të cilët janë nga Sllovakia dhe jetojnë në Londër, ishin në bankën e të akuzuarve, e bashkë me ta edhe Jabar Paktia, 41 vjeç, një afgan që jeton në Angli. Një burrë 39-vjeçar, i cili është babai i djalit, një anglez emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, u shfaq së bashku me katër burrat.

te_akuzuarit.jpg

"Daily Mail" shkruan se 'Të pesë ata u akuzuan për komplot dhe u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Kidderminster, të mërkurën'. Acidi sulfurik u hodh tek fëmija, i cili pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe krah, ndërsa ishte jashtë në një dyqan me nënën e tij afgane javën e kaluar. Nëna bërtiti: 'Çfarë i keni bërë fëmijës tim?'. Pas kësaj banditët hodhën substancën rozë përtokë ndërsa ngjarja u filmua nga kamerat. Fëmija u trajtua nga ndihma e shpejt në dyqan në Tallow Hill dhe u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.

sulmi_mbi.jpg

Ai e la spitalin të dielën. Nëna e djalit ka dy fëmijë të tjerë. Nuk dihet se cilat janë implikimet afatgjata të lëndimeve të tij. Asnjë nga pesë njerëzit nuk  u lut kur hyri në sallën e gjyqit. Ata u ulën dhe qëndruan heshtje gjatë seancës së dëgjimit që zgjati dy orë e gjysmë. Trupi gjykues e shtyu çështjen për në datën 28 gusht, ditë kur ata do të paraqiten në Worcester Crown Court. 'Nëna e dëgjoi fëmijën duke qarë dhe pa se mbante krahët dhe nuk mundi t'i hapte sytë. Ajo kishte thirrur një ambulancë kur fytyra e fëmijës u kthye e kuqe. Bluza e tij kishte një substancë rozë mbi të. Pas një ekzaminimi kishte rezultuar se substanca ishte acid sulfurik'- deklaroi prokurori i çështjes Stephen Davis.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166