INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përvjetori marrëveshjes. Çfarë thotë LSI për 1 prillin? [VIDEO]

Publikuar më: 13:12 31-03-2017

Vetëm një ditë na ndan nga 4 vjetori i marrëveshjes politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, që bashkoi pas shumë vitesh të majtën shqiptare. 1 prill 2013 Ilir Meta vendosi që të largohet nga qeveria Berisha 2, për t’u bashkuar të majtës për zgjedhjet e përgjithshme të atij viti. E sot pas 4 vitesh, vendi është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit. Pavarësisht krizës politike në vend, Edi Rama e ka bërë publike thirrjen e tij për të vijuar sërish koalicionin me LSI. Por Ilir Meta ende nuk ka marrë një vendim, të pakët publikisht. Por një ditë përpara 1 prillit, një nga zërat më të rëndësishëm në LSI, Petrit Vasili ka dhënë një mesazh mbi marrëveshjen 4 vjeçare. Megjithëse data për LSI nuk do të thotë shumë, për ta e rëndësishme ndershmëria mes aleatëve.
Petrit Vasili:
“ 1 prilli është një datë kalendarike që bashkëjeton me shqiptarët mijëra vjet nuk është një ditë që lidhet vetëm me një çështje të caktuar. 1 prilli ka qenë vetëm një datë rastësore e një marrëveshje rastësore në sensin e datës por ka qenë një marrëveshje politike që kishte të bënte më 4 vjet. Besoj se datat janë thjesht një konvencion . Në themel të të gjitha çështjeve është sa qëndron në kohë marrëveshja, sa ndershmërisht ato respektohen dhe çfarë të mira i sjellin vendit”.

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924