INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personi i afërt i Merkel, Ursula von der Leyen është zyrtarisht presidentja e parë femër e KE

Personi i afërt i Merkel, Ursula von der Leyen është zyrtarisht presidentja e parë femër e KE

Publikuar më: 19:43 16-07-2019

Ursula von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionit Europian.

60-vjeçarja, nënë e 7 fëmijëve është e para presidente femër e Komisionit Europian. Ajo zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker.

Von der Leyen deklaroi pak ditë më parë se do të mbështesë çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do të kemi një Europë me klimë neutrale. Një Europë më tepër sociale dhe kompetitive. Një Europë që nuk e çon dëm potencialin e plotë. Një Europë që ka një impuls të ri për demokracinë europiane dhe që mbron mënyrën tonë europiane të jetesës”, premtoi në fjalimin e fundit përpara votimit në Strasburg.

 

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249