INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personeli mjekësor jo pushime deri në 25 qershor, në të kundërt penalitete

Personeli mjekësor jo pushime deri në 25 qershor, në të kundërt penalitete

Publikuar më: 15:45 01-06-2017

Punonjësit e shëndetësisë ndalohen të marrin pushimet deri në 25 qershor. Një urdhër i tillë është lëshuar nga Ministri Teknik i Shëndetësië, ndaj duhet që këtë vit ata që kanë bërë plane do të penalizohen dhe duhet të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, pas zgjedhjeve.
Edhe ata që kanë nisur tashmë pushimet do të duhet t’i ndërpresin ato dhe të rikthehen në punë Në urdhër shkruhet se nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të institucioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 01 Qershor 2017 deri me 25 qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.
Sipas këtij urdhri të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 26 Qershor 2017.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se moszbatimi i këtij urdhri pasohet me përgjegjësi disiplinore.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377