INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse Hëna po tkurret, si e shpjegojnë ekspertët

Përse Hëna po tkurret, si e shpjegojnë ekspertët

Publikuar më: 11:24 15-05-2019

Studiues të shumë kanë vënë re se Hëna po tkurret në mënyrë progresive.

Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Universitetit të Maryland të cilët shpjegojnë se hëna po tkurret për shkak të tërmeteve.

Imazhet e marra nga sonda ndër vite treguan tkurrjen e Hënës, duke lënë në sipërfaqe shumë pjesëza.

Për të kuptuar atë cka po ndodh, kërkuesit përdorën një algoritëm për të analizuar të dhënat sizmike të marra nga misioni Apollo mes viteve 60 dhe 70.

Hulumtimi i ri bazohet në tërmetet e matura nga sizmometrat që nga vitet 1969 deri më 1977.

“Kjo do të thotë se hëna ka arritur të mbetet tektonike aktive edhe pas 4.51 miliardë vjetësh”, tha shkencëtari planetar, Thomas Watters, i cili udhëhoqi hulumtimin.

Në këtë mënyrë panë edhe ndryshimet me kalimin e kohës.

Sipas ekspertëve këto zbulime tregojnë se duhet të kthehen në Hënë për të kuptuar më shumë lidhur me gjeologjinë e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982