INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Përqafime fallco", Fiori Dardha ua përplas të vërtetën në sy VIP-ave [FOTO]

Publikuar më: 16:37 11-05-2017

Si gjithmonë e drejtë dhe e sinqertë!

Në një botë si showbizi, lajkat dhe fallciteti zënë një vend të rëndësishëm. Por ja që jo të gjithë personazhet janë njësoj. Ka nga ata që nga njëra anë puthen dhe nga ana tjetër ofendohen, dhe pastaj ka nga ata si Fiori Dardha që e thonë "copë" të vërtetën pa iu dridhur qerpiku. E pranishme në një festë me shumë personazhe të artit dhe medias, të organizuar mbrëmjen e djeshme, Fiori ka ndarë në Instagram një foto duke theksuar edhe njëherë natyrën e saj të drejtëpërdrejtë. Me fjalë të sakta, prezantuesja investigative ka vënë në dukje fenomenin e fallcitetit mes të ftuarve VIP. Ndonëse me nota humori tek-tuk, Fiori Dardha ua ka përplasur në fytyrë të vërtetën, të gjithë atyre që refuzojnë ta pranojnë për një arsye apo një tjetër! 

FjoriDardha.png

Article Logic
Execution time: 0.0038948059082031