Një ditë përpara mbajtjes së protestës së 18 shkurtit, Partia Demokratike dhe Policia e Tiranës janë përplasur per kohëzgjatjen e protestës. Ndërsa opozita kërkon leje për zhvillimin e tubimit popullor pa afat, policia e tiranes vendosi vetëm 4 orë kohë për protestën e demokratëve.
Ndërsa në prononcimin e tij për mediat, lideri i opozitës Lulzim Basha kishte një mesazh të qartë për policinë e tiranës.
Lulzim Basha:
“Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimit politik, Të mos provokojë ndryshe do të përballet me pasojat, por jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante”.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, në oraret që ajo ka dhënë leje. Ne kater oret e tubimit do ndërpritet qarkullimi në disa akse rrugore.
Njoftimi i Policisw:
“Kryqëzimi i Bulevardit \"Dëshmorët e Kombit\", me Bulevardin \"Zhan D'Ark\", Kryqëzimi i Bulevardit \"Dëshmorët e Kombit\", me Bulevardin \"Bajram Curri\".
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
Nga kryqëzimi i Rrugës \"Myslym Shyri\" me Bulevardin \"Dëshmorët e Kombit\" deri tek kryqëzimi i Bulevardit \"Dëshmorët e Kombit\" me Rrugën \"Ismail Qemali\", nga ora 12:00 deri në orën 16:00”.
![Përplasje opozitë-polici. Basha kërkon protestë pa afat, policia 4 orë [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/c45bb33d1c56a9737b85af4c48ddc11f_L.jpg)