INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje mes Ramës dhe ministrit të PD

Përplasje mes Ramës dhe ministrit të PD

Publikuar më: 16:32 04-08-2017

Ministri i Drejtësisë nuk pranoi asnjë nga dorëheqjet e krerëve të hipotekave në mbarë vendin, duke e konsideruar udhëzimin e Kryeministrit të papranueshëm, por vetëm pak orë më vonë reagoi qeveria. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e kryeministrit bën të ditur se ka anuluar urdhrin e ministrit teknik demokrat. Qeveria bën të ditur se do të behën hetime rast pas rasti në çdo zyrë të hipotekës.
Njoftimi i qeverisë:
“Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë.
Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”.

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703