INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset menaxheri i njohur i Feros! Edhe reperi ishte aty?! [FOTO]

Përplasje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset menaxheri i njohur i Feros! Edhe reperi ishte aty?! [FOTO]

Publikuar më: 16:41 17-05-2019

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Prishtinës ku ka mbetur i plagosur menaxheri i njohur Met Elshani i cili është transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Mediat kosovare bëjnë me dije se pas këtij sulmi janë arrestuar 4 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri.

meti.jpg

 

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia ku ka bërë këtë njoftim zyrtar për të arrestuarit:

o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet trajtim mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një salloni që frekuentohet nga Fero i cili ditën e sotme ka qenë aty siç shihet në këtë postim që ka bërë në instastory.

detaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040321350097656