INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë para drejtorisë së policisë, ka të plagosur

Përplasje me armë para drejtorisë së policisë, ka të plagosur

Publikuar më: 21:42 06-06-2018

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur me armë me njëri-tjetrin ditën mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë, në një pikë bastesh ku dy persona nga Lazarati raportohet se kanë qenë bashkë por për motive të panjohura janë konfliktuar me armë zjarri.

Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre nuk dihet. Ata janë identifikuar si shtetasit Valentin Buci dhe Xhelo Gerveshi, 44 dhe 52 vjeç. Sakaq, forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391