INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja Karabina – Ndreca, Ministria teknike kallëzon penalisht sekretarin…

Përplasja Karabina – Ndreca, Ministria teknike kallëzon penalisht sekretarin…

Publikuar më: 16:00 24-07-2017


Ministria teknike e Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, nuk e kanë gjetur as pas tre muaj gjuhën e përbashët, duke qënë në konflikt të vazhdueshëm me njëri - tjetrin. Këtë herë Karabina e ka kallëzuar penalisht, Ndreca me argumentin se ai nënshkroi një kontratë në kundërshtim me ligjin, në emër të Ministrisë së Arsimit.

“Ndreca ka firmosur si Titullar i Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një kontratë me një operatori ekonomik për shtypjen dhe botimin e dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”’, me fond limit prek 8 milion e gjashtëqind mijë lekë pa TVSH.
Dhe ka përdorur abuzivisht titullit “Titullari i Autoritetit Kontraktor të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”. Konsiderojmë se vazhdimi i ushtrimit të paligjshëm të funksioneve shtetërore nga ana e shtetasit Plarent Ndreca është shpërdorim i hapur i detyrës me pasoja të rënda ligjore dhe financiare për Institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Buxhetin e Shtetit. Ministri i Arsimit dhe Sportit është i vendosur të denoncojë çdo rast që cënon funksionimin e institucionit, shpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit si dhe akte të korrupsionit, në institucionin që ajo drejton”, thuhet në njoftimin e Ministres Karabina.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535