INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja, jo vetëm Haradinaj, edhe një politikan tjetër kundër Ramës

Përplasja, jo vetëm Haradinaj, edhe një politikan tjetër kundër Ramës

Publikuar më: 16:25 03-05-2019

Në të njëjtën linjë me kreun e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sot edhe ministri i Jashtëm, Bexhet Pacolli sa i përket presionit të kryeministrit Edi Rama për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe. “Unë e kam dëgjuar zotin Rama që i ka thënë zotit Haradinaj të heq taksën”, tha ai sot në një mbledhje të Komisionit të Jashtëm të Kosovës. 

Ndërkaq, pasi Haradinaj u kthye në Kosovë nga Samiti i Berlinit tha se kryeministri Rama në takimin ku ishte kancalerja Merkel dhe Presidenti Macron, ka bërë më shumë presion se edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë. Ai madje, tha se Rama ndryshe flet në takime me dyer të mbyllura dhe ndryshe në media.
Rama e mohoi një fakt të tillë, ndërsa në një reagim të dytë Haradinaj është shprehur se, “Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”.
Ndërkohë, në nënëtor të vitit të kalur kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive e quajti një masë e detyrueshme vendosjen e taksës. “Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike”, ka thënë ai.
Ka ndryshuar qëndrim apo jo, kjo pritet të sqarohet nga kryeministri Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109