Të paktën 48 persona janë plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi treni u përplas në një stacion të qytetit spanjol të Barcelonës, bëjnë të ditur zyrtarët.
Incidenti ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në stacionin Francia, në qendër të qytetit.
Raportimet thonë se treni nuk frenoi dot kur hyri në stacion, duke goditur platformën.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë pjesë e parme të dëmtuar të mjetit. 18 persona janë dërguar në spital, kanë bërë të ditur në Twitter zyrtarët e emergjencave të Barcelonës.