INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet në Shkodër, zyrtari i Bashkisë: Kërkojmë pavarsi si Katalonja

Përmbytjet në Shkodër, zyrtari i Bashkisë: Kërkojmë pavarsi si Katalonja

Publikuar më: 11:19 25-03-2018

Shkodra ka qënë një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ku herë pas here është bërë thirrje që të shpallet edhe gjendja e emergjencës.

Mijëra hektarë tokë nën ujë, banesa nën pushtetin e ujit, madje banorët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë e tyre.

Në këto kushte, Arben Ceni që është administratori i njësisë Ana e Malit, një nga zonat më të përmbytura në Shkodër në një deklaratë jo të zakontë për mediat u shpreh se Shkodra me resurset që ka mund të marrë edhe autonominë.

“Nëse është e nevojshme, Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë. Kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri, kemi tre hidrocentrale. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë. Domethënë po kërkojmë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne Shkodrën, pse ta vëmë në siklet Kryeministrin’ u shpreh Ceni.

Article Logic
Execution time: 0.004216194152832