INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përllogaritja e re për siguracionet e makinave. Ja sa do paguajmë

Përllogaritja e re për siguracionet e makinave. Ja sa do paguajmë

Publikuar më: 14:17 16-02-2017

Çmimi i siguracionit nuk do të jetë më fiks, rritet për shoferët që kanë bërë aksidente dhe ulet për ata me sjellje të mirë në rrugë.

Projektiligji i ri parashikon “tarifa të zbutura ose të ashpra” në varësi të sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrugë. Çmimi aktual për policat e sigurimit TPl është 18000 lekë, por Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në transport” për të disiplinuar tregun dhe vendosur standarde. Përfaqësues të AMF kanë deklaruar se gjithçka është gati për të vënë në funksion sistemin Bonus-Malus (shofer i mirë, shofer i keq).

Për sigurimin e automjeteit, çmimi që të ofrojnë kompanitë është fiks, aktualisht në shifrën e 18000 mijë lekëve dhe ndryshon vetëm nga cilindratat e makinës. Në projektligj parashikohet që do të variojë edhe në varësi të shoferëve në rrugë, të cilët do të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Çdo kategorie do t’i përkasë një koefiçent me të cilin do të shumëzohet çmimi fiks i 18000  lekëve. Të gjithë shoferët do të futen fillimisht në klasën e 13, me koefiçent 1, shumëzimi me të cilin do të nxirrte shifrën aktuale. Nën klasën e 13-të, nga 12 tek 1, koefiçenti do të vijë duke u ulur dhe duke shkuar nën 1, në mënyrë që kur çmimi prej 18000 të shumëzohet me këtë koefiçent të dalë më i ulët dhe shoferët me sjellje të mirë të paguajnë më pak. Mbi klasën e 13, nga 14 deri tek 18, do të vendosen shoferët e këqinj dhe koefiçenti do të vijë duke u rritur, mbi 1, në mënyrë që sa më e lartë të jetë klasa aq më i lartë të jetë edhe çmimi.Llogaritja e klasave do të bëhet një herë në vit, ku i siguruari që bën dëm gjatë vitit rritet me 2 klasë, ndërsa ai që bën dy dëme rritet me 5 klasë.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275